Edinson Cavani dhe Thiago Silva nuk do të jenë më pjesë e PSG. Diçka e tillë dihej, lojtarët e njohur ishin në vitin e fundit të kontratës me kampionët e Francës dhe Leonardo ka konfirmuar largimin e tyre.
“Cavani dhe Thiago Silva do të largohen nga PSG në fund të sezonit, është e konfirmuar“, rrëfen drejtori sportiv i klubit kryeqytetas. Bomberi uruguaian ishte pjesë e PSG-së prej verës së vitit 2013, ndërsa qendërmbrojtësi brazilian kishte zbarkuar në Ligue 1 një vit më parë.
Shumë trofe fituan gjatë kësaj aventure, por nuk ia dolën të lënë gjurmë në Champions League. “El Matador” pritet të transferohet në La Liga tek Atletico Madrid, aty ku e pret me padurim Diego Simeone, ndërsa Thiago Silva nuk ka vendosur ende.
Milani dhe Napoli e duan në Serie A, ndërsa pëlqehet shumë edhe në Premier League. Carlo Ancelotti ka punuar me 35-vjeçarin dhe është gati t’i besojë një fanellë titullari tek Everton. Në garë për lojtarin latin janë edhe “Ujqit” e Ëolves. /abcnews.al
Leonardo: “Edinson Cavani and Thiago Silva will leave PSG at the end of the season, it’s confirmed”. ? #PSG #transfers
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 13, 2020