Operacioni për nxjerrjen e mjetit tip “Benz” që përfundoi në hidrocentralin e Banjës janë ndërprerë.Burime për Abc News bëjnë me dije se pulumbarët kanë ndërprerë kërkimet për gjetjen e automjetit pasi për shkak të thellësisë e kanë shumë të vështirë nxjerrjen e tij.
Ndër të tjera mësohet se fatmirësisht në automjet nuk ka pasur persona të tjerë, përveç, 57 vjeçarit i cili si pasoje humbjes së kontrollit të makinës automjeti i tij i ka marrë jetën.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Liqenin e Banjës ku një makinë e tipit mercedez-benz, ku drejtuesi i automjeti, një 57-vjecar G.H banues në Tiranë ka humbur jetën. Gjithashtu mësohet se ngjarja ka ndodhur pasi viktima është kthyer nga Tirana ku ka kryer dializën./abcnews.al