“Nuk ka pakt Rama-Basha”, Vangjeli: Doli dhëmb qumështi që mbahej nga një rrënjë e vjetër si Berisha

schedule22:33 - 18 Korrik, 2022

schedule 22:33 - 18 Korrik, 2022

Analisti Lorenc Vangjeli deklaron me bindje se nuk ka një pakt Rama-Basha. Në studion e “Log.” analisti hedh poshtë një ndër hipotezat më të diskutueshme.

Sipas tij, ky pakt nuk ekziston sepse Basha nuk ka asgjë që mund t’i ofrojë Ramës. Vangjeli nuk heziton t’i bëjë një përshkrim metaforik ish-kreut demokrat, duke e cilësuar atë si dhëmb qumështi që qëndroi mbi një rrënjë të vjetër si Sali Berisha. Analisti shton më tej se kryeministri i intereson që të dyja grupimet e PD të jenë në konflikt.

“Nuk ka në pakt Rama-Basha, sepse Basha nuk ka asgjë. Edhe në kazino kur futesh duhet të kesh diçka në xhep. Nuk ka. Basha përkundër të gjitha parashikimeve doli që ishte një dhëmbë qumështi që u tund me një fije për një kohë të gjatë dhe kur doli ra. Poshtë kishte një rrënjë të vjetër që ishte Sali Berisha. Humbi për herë të dytë. Humbi herën e dytë duhet të ikte. Nuk ka marrëveshje.

Rama e ka pikësynim te mandati i katërt. Kundërshtarët e tij nuk e kanë kuptuar. Ramë i intereson edhe grupimi i Bashës edhe i Berishës. I interesojnë të dyja palët në konflikt me njëri tjetrin. Ky është problemi juaj që nuk po e kuptoni. Teoritë që ngrihen për pakte të fshehta ku gjërat janë kaq të dukshme”, tha Vangjeli, ndërsa shtoi se Basha i ofron Ramës vetëm mbijetesën.

“Basha i ofron Ramës vetëm mbijetesën e tij, me qëllim që ti peishë punë partisë, pjesë tjetër”, deklaroi Alibeaj. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!