“Nuk ka negociata me ultimatume”, naftëtaret-Ramës: Ky është kushti që ne të lëmë grevën

schedule10:48 - 23 Tetor, 2020

schedule 10:48 - 23 Tetor, 2020

Naftëtarët e Ballshit i janë përgjigjur edhe një herë në formë të prerë kryeministrit Rama: Nuk dalim që këtu nëse nuk na kalohen pagat, buka e fëmijëve!

Duke folur për mikrofonin e Abc News, ato janë shprehur se nuk po bëjnë aspak ultimatume, ndërsa thonë se kushdo që do të vijë në ambientet ku ato po qëndrojnë, e ka rrugën e të hapur.

“Ne nga greva nuk dalim. Kushdo që të vijë këtu, rrugën e ka të hapur. U bëj thirrje të gjithëve, ne nga greva nuk dalim. Nuk bëjmë presione, duam pagat. Kur të shoh që fëmija im do vejë të blejë bukën, unë e ndërpres grevën urgjentisht,” thotë një prej tyre.

Kryeministri, shton grevistja, të shkojë në në administratën e uzinës e të hidhen lekët e prapambetura.

“..dhe unë të iki në punë. Nuk kemi bukë për fëmijët o motra..”

Nga ana tjetër, naftëtarët që ndodhen jashtë shprehen se kreu i qeverisë ulet në kafe e shkruan në Twitter, ndërsa duhej të ishte duke shkuar pranë tyre e t’u plotësonte kërkesat që të dalin.

Kryeministri Rama, në një postim të radhës në Twitter, u bëri sërish thirrje naftëtarëve që që të lënë grevën dhe të flasin.

“Unë jo vetëm nuk po hesht por po përsëris çdo ditë: Ndalni grevën dhe ulemi diskutojmë për hallin tuaj! Nuk ka negociata me presione e me ultimatume në një familje, po ka qarje halli me logjikë e me zemër të hapur! E thjeshtë:Dilni nga greva dhe do vij unë vetë tek ju menjëherë,” shkroi Rama. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!