Jo vetëm kampionate të anuluara, por edhe ndeshje miqësore. Vendime të detyruara, pasi situata në Europë nuk është aspak e mirë për shkak të përhapjes në masë të Coronavirusit. Të gjitha shtetet primare kanë të fitojë betejën me virusin e ri, që ka shkaktuar shumë viktima.
Kështu, një ditë më parë janë anuluar dy ndeshje miqësore që Italia kishte planifikuar. Të dyja do t;i luante në transfertë, por shumica e shteteve i kanë mbyllur fluturimet me Italinë e prekur në masë nga COVID-19.
Fillimisht u anulua ndeshja mes Anglisë dhe Italisë, e programuar të zhvillohej më 27 mars. Në orët e vonë të ditës së djeshme edhe Gjermania konfirmoi anulimin e përballjes me “Axurrët”. Autoritetet në Nuremberg ishin shprehur se nuk marrin përsipër organizimin nëse ka më shumë se 100 të pranishëm në këtë përballje dhe është parë e udhës që të mos luhet edhe kjo miqësore “big”. /abcnews.al
ℹ️ Germany vs. Italy friendly cancelled.
Our international friendly in Nuremberg on 31st March has been called off. The city of Nuremberg prohibited events with more than 100 people, which #GERITA would exceed with players, staff and media representatives. #DieMannschaft pic.twitter.com/07jCs05wKz
— Germany (@DFB_Team_EN) March 13, 2020