Pas vetëm 3 sezonesh te “blutë” e Chelsea, ku nuk gjetur kurrë hapësirën e duhur për të fituar një pozicion titullar, “fantazisti” maroken, Hakim Ziyech pritet të largohet këtë verë nga Premier League, me 30-vjeçarin, që kërkohet nga shumë klube të botës.
Prej kohësh tashmë, Ziyech është “dëshira” e bordit të Milan, mirëpo raportimet më të fundit të mediave britanike e lidhin, marokenin me një kalim jashtë Evropës e më konkretisht në Arabinë Saudite.
“Gjigandët” arabë të Al-Nassr, të cilët arritën të nënshkruanin me 5 herë fituesin e “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo janë duek përgatitur një ofertë bindëse për “fantazistin” dhe mesa duket “blutë” e Cheslea nuk e kanë aspak problem largimin e tij, teksa janë të gatshëm të negociojnë me arabët. /i.m /abcnews.al