Vasil Shkurtaj ia ka dalë të marrë vizën kineze dhe tani është gati të nisë aventurën kineze me Jiangxi Liansheng.
Sulmuesi vlonjat u largua nga Kukësi në fund të sezonit dhe zgjodhi të vijonte karrierën në Azi tek ekipi i divizionit të dytë të futbollit kinez.
https://www.instagram.com/p/CGKQfr0HTmF/?utm_source=ig_web_copy_link
Lëvizja u bë me ndërmjetësimin e menaxherit Franci Bode, teksa Shkurtaj do të gjejë Albi Allën dhe Jahmir Hykën në të njëjtën kategori.
“Gati viza kineze”, shkruan 28-vjeçari i lindur në Greqi në faqen e tij në “Instagram”, aty ku shfaqet me një pjesëtar të Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri. /abcnews.al