Nuk ka më fishekzjarre nga pallatet për Vitin e Ri, bashkia fillon kontrollet në tregje

schedule14:24 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 14:24 - 19 Dhjetor, 2019

Festat e fundviti po afrojnë dhe fokusi Policisë së Shtetit, Agjentëve Tatimor edhe të shërmbimit zjarrëfikës është parandalimi i lëndëve piroteknike. ABC News ka siguruar, planin e masave të 2019-s, ku verifikmet e subjekteve tregtare kanë filluar nga data 1 dhjetor.

Shefi sektori të Parandalimit të Zjarreve, Arjan Ahmetaj është caktuar që të monitorojë nga afër bashkë me specialistët e tij, disa nga tregjet industrial të Tiranës. Prinderit duhet ti mbajne larg fëmijët nga lëndët piroteknike, gjatë festive të fundvitit.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve fëmijët t’i mbajnë larg përdorimit të mjeteve piroteknike, jo si në vitet e mëparshme ku ka pasur probleme me dëmtime”, shprehet Arjan Ahmetaj.

Bashkia e Tiranes do të jetë institucione i vetëm që do të organizojë hedhjen e kontrolluar të fishekzjarreve natën e ndërrimit të viteve.

“Të gjithë qyetarët të afrohen afër qendrës së Tiranës dhe aty bashkia e Tiranës bashkë me Policinë e Shtetit i ka marrë  të gjitha masat dhe festat do kalojnë pa probleme”, thotë ai.

ABC News monitoroi nga afër disa nga subjektet tregtare por, gjatë kontrollit në terren, efektivët e Komisariatit nr.3., nuk zbuluan sende të ndaluara.

3 jane pikat me nxehta në Tiranë ku edhe në të kaluarën ka pasur probleme me tregtimin e lëndëve piroteknike.

5 persona janë proceduar penalisht nga policia e Kryeqytetit, të cilët dyshohen se kanë tregtuar kapsolla dhe fishekzjarre në tregun e zi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!