Nuk ka më dyshime, reperi shqiptar i jep fund martesës pas 3 muajsh

schedule10:00 - 11 Janar, 2021

schedule 10:00 - 11 Janar, 2021

Prej disa ditësh kanë nisur thashethemet se reperi S4MM dhe partnerja e tij Filis Ismaili po kalojnë një krizë në çift. Spekulimet se diçka nuk shkonte nisën pasi reperi dhe Filis nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Por ndërsa deri një ditë më parë, Filis vazhdonte të mbante ende në profilin nga dasma që ndodhi tre muaj më parë, së fundmi ka bërë veprimin e radhës duke i hequr të gjitha fotot nga Instagrami. Ndërsa fansat shpresonin thjesht për një zënkë të momentit, burime për Telegrafi kanë bërë me dije se dyshja janë ndarë.

Megjithëse shkaqet pse çifti i njohur i dhanë fund marrëdhënies pas 3 muajsh ende nuk janë bërë të ditura. Kujtojmë që S4MM dhe Filis u martuan në muajin Tetor në Belgjikë dhe organizuan një dasmë modeste me njerëzit më të afërt. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!