Juventus do të përforcojë sulmin me një goditje të madhe në merkaton e verës. Higuain pritet të largohet dhe emra të ndryshëm ndodhen në listat e drejtuesve të bardhezinjve. Gjithsesi, bookmakers janë të sigurt për kolegun e ri të Cristiano Ronaldos.
Agipronews raporton se i përzgjedhuri është Mauro Icardi. Sulmuesi argjentinas ka vendosur të rikthehet në Serie A, tashmë si një goleador i “Zonjës së Vjetër”. 27-vjeçari u huazua verën e kaluar nga Interi te PSG, por qëndrimi në Spanjë kuotohet me koeficientin 7.
Vetëm 3.5 është koeficienti i transferimit të Icardit te Juventusi për sezonin e ardhshëm, ndërsa kalimi te klube si Real Madrid, Atletico Madrid, Napoli apo Manchester United, kuotohet 12. /abcnews.al