Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nuk ka më dyshime, Loredana dhe Mozzik janë rikthyer bashkë

schedule10:08 - 5 Tetor, 2020

schedule 10:08 - 5 Tetor, 2020

Mozzik dhe Loredana kanë qenë kryefjalë e mediave rozë se janë rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit. Megjithëse, dyshja ka preferuar të mos komentojë asgjë, në fakt disa video dhe foto që kanë qarkulluar në rrjete sociale tregojnë se ata i kanë dhënë një tjetër mundësi njëri-tjetrit.

Ditën e djeshme Loredana ka udhëtuar drejt Kosovës, dhe kaq ka mjaftuar që fansat të aludojnë se arsyeja është Mozzik. Ata janë fotografuar në aeroportin e Prishtinës nën shoqërinë e personit të njëjtë dhe sipas fansave të reperes Mozzik ka qenë duke e pritur atë në aeroport.

Kujtojmë që dyshimet lindën pasi ata u panë në një qendër tregtare në Gjermani. Përsa i përket karrierës, dy artistët po shijojnë suksesin e projekteve më të fundit. Mozzik po dominon prej muajsh si artisti më i dëgjuar në estradën shqiptare me këngët “Madonna”, “PP” dhe sigurisht me albumin “Mozzart.” xh.d/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!