Një sezon është i gjatë dhe çdo skuadër përjeton një moment krize. Për dikë zgjat më shumë e për një tjetër kalon shpejt. Barcelona nuk është më ajo e dikurshmja, por skuadra spanjolle ndodhet në garë për fitimin e kampionatit dhe Champions League.
Fillimi i këtij viti nuk ishte pozitiv për katalanasit. Leo Messi u përplas me Eric Abidal, drejtorin sportiv të klubit, dhe menjëherë nisën zërat e largimit të “pleshtit” nga Barcelona. Gjithsesi në Spanjë i kanë dhënë fund dilemave.
Katalanasja Sport raporton se kapiteni dhe ylli argjentinas ka vendosur të qëndrojë në skuadrën ku po luan prej një jete. Së shpejti do të nisin negociatat e rinovimit të kontratës (aktualja i përfundon në vitin 2021). Një lajm që gëzon dhe qetëson tifozët e shumtë të Barcelonës, të cilët s’e imagjinojnë dot skuadrën e zemrës pa lojtarin më të mirë në botë. /abcnews.al