Nuk ka më dilema: Haaland qëndron te Dortmund, veprimi i fundit e konfirmon

schedule09:58 - 11 Qershor, 2021

schedule 09:58 - 11 Qershor, 2021

Erling Haaland është një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim dhe shumë klube të mëdha janë të interesuara për shërbimet e 20-vjeçarit.

Kush do Haaland duhet të paguajë 200 milion euro“. Kjo është shuma që kërkon Dortmund për ta lënë të lirë norvegjezin, autor i 40 golave në sezonin e fundit.

Shumë vështirë që një klub të paguajë kaq shumë para, sidomos në këtë periudhë krize. Veprimi i fundit i lojtarit viking konfirmon faktin që do të luajë edhe sezonin e ardhshëm në “Signal Iduna Park”.

Haaland ka vendosur të ndërrojë shtëpi, por jo qytet. Haaland, i cili jetonte në zonën e banimit të Hörde pranë Westfalkenpark, ku ndodhet Parku Signal Iduna, tani është zhvendosur në një shtëpi në jug të qytetit, në zonën e banimit të Hohensyburg.

Real Madrid dhe Chelsea janë në garë për Haaland, por duhet të presin verën e vitit të ardhshëm, atëherë kur klauzola e shitjes së goleadorit do të shkojë në 75 milion euro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!