“Nuk ka më cash me vete”, Irida Huta: Masa të më tejshme për transaksione digjitale

schedule20:41 - 28 Mars, 2025

schedule 20:41 - 28 Mars, 2025

Irida Huta nga studioja e emisionit “Sheshi i Dollarit” në Abc News, foli sa i takon transaksioneve financiare dhe investimeve me anë të rrugëve digjitale. Ajo theksoi se tashmë “epoka” e cash, ka marrë fund. Qytetarët dhe bizneset po priren gjithnjë e më tepër që të bëjnë veprime financiare në mënyrë online. Teksa e cilëson si një zhvillim shumë të mirë për ekonominë vendase, tha se qeveria, por dhe sektori bankar janë duke marra një sërë masash për të përparuar më tepër në këtë sektor.

“Ne e dimë që jemi akoma një ekonomi cash-i, jemi një ekonomi akoma e formalizuar në kanalet bankare. Është një nga pikat ku po punohet fort nga të gjithë aktorët dhe mund që ta shprehim me pak fjalë, është pikërisht prioriteti që ne kemi, q1oftë qeveria, qoftë Banak Qendrore apo edhe ato të Nivelit të Dytë. Pra është një zinxhir i tërë në bashkëpunim për të ndryshuar, normalisht që do kohën e vet. Trendi është shumë i mirë, por patjetër që do të ndryshojë. Hapat që po marrim janë disa kërkesa shtesë, sepse gjithsesi është një nga proceset ku ne po ecin në një linjë me të gjithë aktorët, përmirësimi normalisht që do të jetë i dukshëm. Do e filloja që nga ky sezon veror që pitet të jetë shumë i mirë, qoftë për turizmin, pagesat apo uljen e cash-it. Nuk mbahet më cash me vete dhe këtë po e shohim të gjithë. Është shumë më e thjeshtë të kesh një kartë dhe të paguash me të”, tha Huta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!