Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai, këtë të martë ka qenë në SPAK ku ka dhënë deklaratën e tij në lidhje me një ngjarje që sipas tij ka ndodhur shumë kohë më herët dhe nuk ka lidhje me krimet zgjedhore.
Isai në fjalën e tij për mediat është shprehur se në SPAK është thirrur thjesht si një person që ka dijeni dhe jo dëshmitar.
“Nuk ka lidhje me krimet zgjedhore, kam qenë I thirrur si person që ka dijeni. Ka lidhje me një ngjarje konkrete të para shumë kohëve, ku Bashkia nuk ka qenë e përfshirë me tender publik të drejtpërdrejtë por si institucion në dijeni. Së kë po heton i takon prokurorisë, unë jam pyetur si person që ka dijeni, hetuesit janë në humor pse të mos jenë në humor”, ka thënë ai.
Ndërkohë sipas gazetarit Ermal Vija Isai SPAK ka nisur hetimet në lidhje me ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, loti i dytë, me dyshimet se mos është abuzuar në lidhje me devijimin e saj, ku duket që edhe bashkia e Kolonjës ka qenë e përfshirë, por ngelet mister nëse Isai është pyetur ose jo për këtë./abcnews.al