Nuk ka kulla tek Teatri Kombëtar: Prishet marrëveshja mes Bashkisë dhe kompanisë “Fusha”

schedule14:50 - 26 Shkurt, 2020

schedule 14:50 - 26 Shkurt, 2020

Ka dështuar plani për të ndërtuar Teatrin Kombëtar bashkë me kullat. Bashkia e Tiranës njofton se kanë dështuar tratativat me kompaninë “Fusha sh.p.k” pasi është konstatuar se ajo nuk ka kapacitetet e duhura për të realizuar projektin e Teatrit të ri.

Kështu, pas dështimit të marrëveshjes, Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet me fonde publike dhe jo si një PPP.

“Komisioni i negocimit, në mbështetje të të gjitha kërkesave të komunitetit të artistëve për një teatër modern, i cili përmbush kriteret e nevojshme për realizimin profesional e me cilësi të shfaqjeve teatrale, nuk arriti të gjejë dakordësinë me palën private. Modeli financiar i propozuar nga pala private e interesuar për ndërtimin e godinës së Teatrit të ri Kombëtar dhe zhvillimit të zonës urbane, por edhe kompleksiteti i projektit, i cili duhet të përmbushte të gjitha kërkesat teknike të kërkuara nga përfaqësia e artistëve në komision, nuk mundësonte ndërtimin e godinës në një kohë të shpejtë dhe me infrastrukturë moderne për një teatër bashkëkohor.

Nisur nga interesi për të ndërtuar një godinë bashkëkohore dhe moderne, që plotëson të gjitha kushtet teknike për realizimin e shfaqjeve, e cila t’i shërbejë komunitetit artistik teatror dhe publikut artdashës, Qeveria dhe Bashkia e Tiranës vendosën që godina e re e Teatrit Kombëtar të ndërtohet nga shteti si një investim publik”, njofton bashkia e Tiranës.

Projekti PPP qe ishte planifikuar

Bashkia e Tiranës lidhi një marrëveshje me kompaninë “Fusha” një vit e gjysmë më parë sipas të cilës kjo kompani merrte përsipër të ndërtonte godinën e re të Teatrit Kombëtar në këmbim të një hapësire tokë si edhe lejes së ndërtimit për të ndëtuar disa kulla në zonë.

Marrëveshja shkaktoi reagimin e fortë të artistëve, të cilët protestojnë që prej ditës së parë pasi u zbulua plani.

Menjëherë pas dështimit të planit për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, në një prononcim për ABC News, Ergys Mertiri është shorehur se shpreson që tashmë qeveria të heqë dorë nga prishja e goditës së teastrit. Gjithashtu ai e quan një fitore të rezistencës së tyre këtë vendim.

“Unë mendoj se qeveria do të gjynjëzohet dhe do të heqë dorë nga hesja e teatrit. Janë dy godina bashkë me sheshin është e rëndësishme që jo vetëm të ruhet, por tu jepet hijeshia godinave. Qeveria mund të refuzojë rikonstruktsionin dhe e rëndësishme është të heqë dorë nga prishja. Kemi shmangur një aferë korruptime, kullat nuk do të ndërtohen dhe kemi dëshmuar se nëse reagohet ky pushtet është i dobët. Se sa kjo qeveri do të ketë vullnetin për rikontrtuksionin e saj e rëndësishmë është të mos prishet ajo. ne do të vazhdojmë përpjekje tona ne jemi në kontakt me ndërkombëtarët për çdo lëvizje që bën qeveria“, tha Mertiri.

Njoftimi i bashkisë së Tiranës

Në mbështetje të ligjit nr. 37/2018 dhe vendimit nr. 352, datë 04.04.2019 të Këshillit të Ministrave, pranë Bashkisë së Tiranës u ngrit komisioni për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, në përbërje të të cilit ishte edhe përfaqësia e artistëve.

Komisioni i vlerësimit dhe negocimit nisi punën me hartimin e thirrjes së hapur për palët private të interesuara për të marrë pjesë në këtë procedurë konkurruese dhe paraqitjen e një oferte financiare për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar dhe zhvillimin e zonës urbane. Thirrja e hapur u publikua në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës, si dhe u dërgua për botim në buletinin zyrtar të Agjencisë së Prokurimeve Publike.

Pas përfundimit të afatit për dorëzimin e ofertave, komisioni i vlerësimit, në përputhje me parashikimet ligjore dhe nën ekspertizën konsulentit të përzgjedhur për të ndihmuar komisionin, nisi punën me negocimin e ofertës së palës private të interesuar.

Komisioni i negocimit, në mbështetje të të gjitha kërkesave të komunitetit të artistëve për një teatër modern, i cili përmbush kriteret e nevojshme për realizimin profesional e me cilësi të shfaqjeve teatrale, nuk arriti të gjejë dakordësinë me palën private. Modeli financiar i propozuar nga pala private e interesuar për ndërtimin e godinës së Teatrit të ri Kombëtar dhe zhvillimit të zonës urbane, por edhe kompleksiteti i projektit, i cili duhet të përmbushte të gjitha kërkesat teknike të kërkuara nga përfaqësia e artistëve në komision, nuk mundësonte ndërtimin e godinës në një kohë të shpejtë dhe me infrastrukturë moderne për një teatër bashkëkohor.

Nisur nga interesi për të ndërtuar një godinë bashkëkohore dhe moderne, që plotëson të gjitha kushtet teknike për realizimin e shfaqjeve, e cila t’i shërbejë komunitetit artistik teatror dhe publikut artdashës, Qeveria dhe Bashkia e Tiranës vendosën që godina e re e Teatrit Kombëtar të ndërtohet nga shteti si një investim publik.

Për këto arsye, Bashkia e Tiranës do t’i kërkojë Qeverisë Shqiptare që ta mbështesë financiarisht për realizimin e kësaj vepre ikonike për qytetin dhe vendin tonë. Bashkia e Tiranës zotohet se do ta ndërtojë Teatrin e ri Kombëtar në një kohë më të shkurtër kalendarike dhe në përmbushje të të gjitha kërkesave teknike të shprehura nga komuniteti i artistëve në konsultimet publike.

Puna për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar do të nisë brenda vitit të 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet të Shqipërisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!