Nuk ka interpelancë me Ramën/ Kryeparlamentarja Nikolla nuk pranon kërkesën e opozitës

schedule10:36 - 4 Korrik, 2024

schedule 10:36 - 4 Korrik, 2024

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk ka pranuar kërkesën e opozitës për interpelancë me kryeministrin Edi Rama.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Nikolla u shpreh se kërkesa nuk është në përputhje me rregulloren e Kuvendit.

“Në kuvend është depozituar kërkesa e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, për interpelancë urgjente me kryeminsitrin Edi Rama. Kërkesa për interpelancë lidhet me dhënien e informacioneve dhe shpjegimeve për marrëdhëniet e kryeministrit me këshilltarin e tij të jashtëm dhe veprimtarinë e tij këshillimore që ai ka kryer për kryeministrin e Shqipërisë. Në shkresën drejtuar zotit Barddhi, kam argumentuar mos pranimin e kërkesës për interpelancë, pasi kjo nuk është në përputhje me parashikimin e rregullores së Kuvendit. Argumentet e mia i kam përmendur në shkresën e përmendur më herët”, tha Nikolla./abcnews.al