“Nuk ka interes të takojë Presidentin”, arsyet pse Kurti nuk shkoi në takimin e thirrur nga Thaçi

schedule15:26 - 9 Mars, 2020

schedule 15:26 - 9 Mars, 2020

Ditën e sotme kryeministri i Kosovës, Alibin Kurti nuk ka marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidenti hashim Thaçi.  Mësohet se Kurti nuk i është përgjigjur ftesës, ndërsa bëhet e ditur se Kurti është takuar me krerët e partive politike.

Lëvizja Vetëvendosje ka treguar arsyet pse Kurti ka refuzuar ftesën e Thaçit.

“Kryeministri Kurti ka deklaruar arsyet e mospjesëmarrjes në takimin me presidentin: e para ishte për faktin se sot pati deklarimin e saj në Kuvend Vasfije Krasniqi-Goodman, dhe e dyta sot presidenti ka takuar krerët e partive politike. Në këtë linjë ai ka deklaruar që si kryetar i VV nuk as interes as gatishmëri ta takojë presidentin, ndërkaq si kryeministër e ka obligim dhe këtë do ta të bëjë në një moment tjetër”, njoftoi zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.

Para disa ditësh, kryeministri Kurti kishte kërkuar ta takohej me presidentin Thaçi, që të koordinohen për politikën e jashtme, mirëpo Thaçi nuk i kishte shkuar në takim.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!