Kuvendi: U sulmuam nga jashtë/ Hakerimi i faqes zyrtare, Parlamenti: Nuk janë prekur të dhënat

schedule12:20 - 26 Dhjetor, 2023

schedule 12:20 - 26 Dhjetor, 2023

Faqja zyrtare e Kuvendit të Shqipërisë vijon të mos punojë, pas sulmin kibernetik që pësoi këtë të dielë, dhe që u mor përsipër nga grupi iranian Homeland Justice.

Ky institucion sqaron se nuk ka humbje të të dhënave nga sulmi kibernetik, po punohet për rikuperim të plotë

Sipas ekspertëve, nga ky sulm është synuar ndërhyrje në infrastrukturë dhe tentativë për fshirje të të dhënave, gjë që sipas zyrtarëve, ka qenë e pasuksesshme.

“Ju bëjmë me dije se nuk janë prekur të dhënat në sistem dhe ekspertët janë angazhuar plotësisht, që prej momentit kur kanë detektuar këtë ndërhyrje nga jashtë institucionit.

Ekspertët e IT po punojnë për të zbuluar se çfarë pasojash ka sjellë ky sulm në sistemin e Kuvendit të Shqipërisë”.

Parlamenti thotë se sulmi ka ardhur nga jashtë dhe përgënjeshtron akuzat për një sulm të brendshëm.

“IP-të e evidentuara gjatë sulmit kibernetik vijnë nga shtete të ndryshme dhe nuk rezulton asnjë IP shqiptare, e aq më pak nga ndonjë institucion shtetëror”.

Kuvendi njofton se dalja LIVE e shërbimeve kërkon kohë pasi po kontrollohen të gjitha detajet dhe vijon puna për të kthyer në normalitet faqen parlament.al.

Reagimi i plotë:

Gjatë ditës së djeshme është konstatuar një sulm kibernetik ndaj institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas ekspertëve, nga ky sulm është synuar ndërhyrje në infrastrukturë dhe tentativë për fshirje të të dhënave.

Ju bëjmë me dije se nuk janë prekur të dhënat në sistem dhe ekspertët janë angazhuar plotësisht, që prej momentit kur kanë detektuar këtë ndërhyrje nga jashtë institucionit.

Ekspertët e IT po punojnë për të zbuluar se çfarë pasojash ka sjellë ky sulm në sistemin e Kuvendit të Shqipërisë.

Për sa më sipër, dalja LIVE e shërbimeve kërkon kohë pasi po kontrollohen të gjitha detajet dhe vijon puna për të kthyer në normalitet faqen e Kuvendit të Shqipërisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!