Andrea Belotti është ndër lojtarët që mund të largohen nga Roma në afatin kalimtar të dimrit. Pas e filloi sezonin në nivel të lartë, performanca e Belottit ra gradualisht, aq sa Mourinho preferonte shpesh El Shaarawy dhe Azmoun si alternativat e para ndaj Lukakut dhe Dybalas.
Me ardhjen e De Rossit, nuk është e sigurt që situata do të ndryshojë, prandaj shitja mund të jetë zgjidhja e duhur si për lojtarin ashtu edhe për klubin verdhekuq.
Fiorentina e drejtorit sportiv Prade është vënë tashmë në gjurmët e qendërsulmuesit, e zhgënjyer nga paraqitjet e Nzola.
Sipas asaj që raporton “Calciomercato.com”, skuadra vjollcë po mendon të përfshijë një futbollist në marrëveshje, me sa duket një mes Ikonèsë dhe Brekalos, pavarësisht se në Trigoria emri që ka më shumë interes është ai i Biraghit./ h.ll/abcnews.al