Në Premier League, nuk ka futboll, si dhe në të gjitha kampionatet tjera europiane. Koronavirus ka bërë që shumë ndeshje të shtyhen dhe kjo fundjavë, nuk ka asnjë ndeshje. Dy klubet angleze, Manchester City dhe Southampton, e kanë gjetur zgjidhjen online.
Dy ekipet angleze kanë luajtur lojën e famshme, Tic-Tac-Toe, në faqet e tyre zyrtare në Tëitter. Në fund, sfida mes tyre ka dalë barazim dhe postimet e tyre të kësaj ndeshje, kanë marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale.
Edhe faqet zyrtare të klubeve të tjera kanë komentuar, ndërsa faqja e Bayer Leverkusen, shkroi: “Një ndeshje shumë e mirë. Një pikë e merituar për të dyja skuadrat”. Thjesht epike…/abcnews.al


