Nuk ka fitues në “Arenën e Demave”, Erzeni e Laçi e mbyllin në “paqe”

schedule18:56 - 27 Tetor, 2023

schedule 18:56 - 27 Tetor, 2023

Nuk ka fitues në sfidën e dytë të javës së 10 të Kategorisë Superiore, me Erzenin e Laçin, që e mbyllin sfidën, e zhvilluar në “Arenën e Demave”, me rezultatin e “bardhë”, 0 me 0, duke ndarë kështu pikët.

Pjesa e parë prodhoi shumë pak lojë me të dyja skuadrat që nuk arritën të rrezikonin siç duhet portën e njëra-tjetrës. E njëjta gjë ndodhi edhe në pjesën e dytë, ku pak më shumë raste, por sërish asnjëra prej skuadrave nuk arriti të finalizonte.

Falë këtij rezultati, Laçi mbetet në vendin e 3-të të renditjes, me 14 pikë, 3 më pak se Partizani i vendit të 2-të dhe 1 më shumë se Tirana e vendit të 4-t, ndërsa Erzeni mbetet në vendin e 8 me 12 pikë. /i.m /abcnews.al