Pjesa e parë mes Partizanit dhe Bylisit është mbyllur e barabartë 0-0. “Demat e Kuq”, të drejtuar nga Franko Lerda, nuk ia kanë dalë që të gjejnë golin e avantazhit përballë një Bylisi të vendosur shumë mirë në fushë. Madje, në kampin kryeqytetas u përballën me një tjetër problem, pasi mesfushori Bruno Telushi u largua i dëmtuar.
Në minutën e 20-të të sfidës, një nga lojtarët më të rëndësishëm të Partizanit largohet nga fusha e blertë dhe zëvendësohet nga Kordeiro. Bylisi është i kënaqur dhe me një pikë nga kjo transfertë e vështirë, ndërsa Partizani pritet të hidhet në sulm në 45 minutat e dyta./abcnews.al
Kategoria Superiore – Java 5
E shtunë, më 21 shtator, ora 16:00
Partizani-Bylisi 0-0
Partizani: Hoxha, Mala, Belica, Bitri, Trashi, Telushi, Broja, Romero, Çinari, Bardhi, Solomon. Trajner: Franco Lerda
Bylisi: Hidi, Ymeraliaj, Goxha, Bicaj, Peposhi, Ntephe, Mëllugja, Turabov, Ndreca, Guindo, Qardaku. Trajner: Veljko Dovedan
Gjyqtarë: Kreshnik Cjapi, Denis Rexha, Rudin Preça, Kridens Meta
Kartonë të verdhë: Tubarov 45+1′