Nuk ka dyshime, aktorja konfirmon show e ri: Romeo dhe Donaldi flenë pak!

schedule18:16 - 26 Tetor, 2020

schedule 18:16 - 26 Tetor, 2020

Aktorja Marjana Kondi nuk është “zhdukur” nga ekrani. Shumë shpejt do ta shohim në një tjetër format televiziv.

Në intervistën e “ABC e Padites” me moderatorin Ermal Peçi ajo konfirmoi që është pjesë e programit binjakët Veshaj”.

Pas largimit nga programi në televizionin Klan, ajo erdhi me shfaqjen “Do e kuptosh kur të rritesh” për publikun dhe shumë shpejt në programin e ri.

“Me kuzhinën kot sa e përmende në fakt. Po unë jam me binjakët. Aty ku është rinia, aty  ku janë të rinjtë shtë fat i  madh, pasi shkëmbehet eksperienca e bukur me njëri-tjetrin. Ata punojnë shumë të dy, shkruajnë materialet dhe me ç’kam marrë vesh ato janë gjjithmonë me 3-4 orë gjumë”.

Pyetjes me shaka nga Ermali se çfarë nuk pëlqen nga dyshja e njohur ajo vështirë ti përgjjigjej teksa tha se mezi pret këtë projekt.