Një burrë 48-vjeç ka spërkatur veten me benzinë ku më pas i ka vënë vetes flakën derisa bërtiste “në këtë vend nuk ka drejtësi”, para parlamentit polak në Varshavë
Megjithatë ndërhyrja e shpejtë e policisë, bëri që ky burrë të shpëtohet dhe të dërgohet me urgjencë në spital për trajtim.
https://youtu.be/sne-po-hX-E
48 vjeçari u ishte afruar gazetarëve para hyrjes së parlamentit polak, kishte pyetur nëse ka gazetar hulumtues dhe kur mori përgjigjen, shkoi në afërsi të një shtatoreje dhe i vëri flakën vetes.
“48-vjeçarin e mbuluar nga zjarri e vunë re menjëherë policët që po patrullonin. Me ndihmën e një kalimtari kanë arritur ta fikin zjarrin, dhe menjëherë i kanë dhënë ndihmën e parë që më pas u dërgua në spital me autoambulancë”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë lokale Robert Shumjata.
Në anën tjetër, mjekët kanë bërë të ditur se jeta e 48-vjeçarit nuk është në rrezik, dhe dëshmitarët e rastit janë të bindur se ishte reagimi i shpejtë i policëve që e shpëtoi nga më e keqja./abcnews.al