Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nuk ka “derbi shqiptarësh” në play off/ Shqipëria dhe Kosova “ngjiten” në FIFA, por nuk ndryshojnë vazo

schedule12:56 - 17 Tetor, 2025

schedule 12:56 - 17 Tetor, 2025

Janë kohë të mira për futbollin shqiptar, brenda dhe jashtë kufijve administrativë. Dy kombëtaret, Shqipëria dhe Kosova presin të sigurojnë një biletë për në fazën e plej of të “Botërorit 2026” pas një tetori të paharruar me fitore të mëdha si ajo e kuqezinjve në Serbi dhe ajo e “Dardanëve” në Suedi.

Këto rezultate do të ngjisin të dyja skuadrat në renditjen e FIFA, por jo aq sa të ndryshojnë pozicionimin e tyre në vazot e shortit të play of.

Një lajm I mirë, pasi askush nuk do të donte njhë sfidë “shqiptarësh” në këtë fazë të rëndësishme të kualifikueseve të “Kupës së Botës”

Në pritje që të sigurojnë matematikisht vendin e tyre në play off, Shqipëria dhe Kosova do të shortoheshin në vazon e tretë, ku për momentin bëjnë pjesë edhe Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Herzegovina. Pra nuk do të ketë një derbi shqiptar, ashtu si përballje me këto dy skuadra të tjera të së njëjtës vazo.

Sipas formatit të paracaktuar të shortit nga FIFA, skuadrat e vazos së tretë do të luajnë me ato të vazos së dytë, ndërsa ekipet e vazos së parë do të sfidojnë ato të vazos së katërt, që përbëhet nga skuadrart e “peshkuara” nga Liga e Kombeve.

Nëse asgjë nuk ndryshon në renditjet e grupeve kualifikues edhe pas ndeshjeve të nëntorit, atëherë rivalët e Shqipërisë dhe Kosovës do të jenë Hungaria, Skocia, Çekia dhe Sllovakia.

Detaj negativ është që si kuqezinjtë ashtu edhe “Dardanët” do të luanin sfidën e parë në transfertë, por ndeshjet e fundit eliminatore në Serbi dhe Suedi treguan se për shqiptarët asgjë nuk është e pamundur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!