“Nuk ka barriera artistike”, Ronela Hajati “thumbon” këngëtarët që dalin nga hiçi

schedule14:31 - 8 Korrik, 2021

schedule 14:31 - 8 Korrik, 2021

Pas një pauze të gjatë, Ronela solli disa projekte muzikore që u pritën shumë mirë nga publiku. Së fundmi, në një intervistë që ka dhënë për “Pardon My French”, këngëtarja zbuloi se në mesin e projekteve të reja që do të publikojë, do të jetë dhe një dedikim për të atin e ndjerë.

“Do të nxjerr një këngë në fillim të gushtit. Kam gjithashtu në plan të bëj një këngë për babin si një dedikim personal. Në një të ardhme mund të kem dhe një produksion timin televiziv, pasi e shoh veten si prezantuese.“, tha Ronela.

Ajo nuk kurseu dhe disa thumba për këngëtarët që dalin nga hiçi, duke thënë se nuk “meritojnë të ndizet kamera para tyre”. “Ka këngë të dobëta që marrin shumë klikime dhe janë ca njerëz që nuk meritojnë të ndizet kamera para tyre. Të jesh artist duhet të kesh një kulturë dhe formim artistik.

Sado që unë bëj këngë eksplicite apo balada, varet nga rryma, këtë mund ta bësh vetëm pasi njerëzit janë mësuar se çfarë ti mund të bësh. Njerëz që dalin nga hiçi dhe mendojnë se me para mund të zhdukin gjithë punën tënde, për mendimin tim nuk meritojnë t’ju ndizet llamba e kuqe. Në vendet e tjera nuk ndodh, por te ne nuk ka barriera artistike.“, tha Ronela. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!