Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar në rrjetin social “Facebook” për urdhrin e autobusëve.
Veliaj shkruan se urdhri nuk do të ndryshojë dhe se punonjësit e transportin urban që mbrëmë ishin turni i tretë në punë, do të qëndrojnë në shtëpi. Gjithashtu Veliaj u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë të shmangin lëvizjet për shkak të koronavirusit.
“Nuk ka devijim nga urdhri për autobusët! Sot e bëri edhe Italia. Por kush ishte turn i tretë mbrëmë do duhet ta rikthejmë në shtëpi mor shokë sot në mëngjes te fëmijët, për sa kohë s’kish dijeni mbrëmë. RriNeShtepi e sa më pak portale kontaminuese pranë vetës”, shkruan Veliaj.