Ka nisur seanca dëgjimore në Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit për Besim Shabanin, zv.drejtorin për Sigurinë Fizike të PLSH-ve dhe familjeve të tyre në Gardën e Republikës.
Shabani ka deklaruar një shtëpi me sipërfaqe 71.3 metra katrorë, e blerë kundrejt një shumë prej 20 mijë dollarësh. Është pikërisht kjo shumë që mund t’i hapë probleme atij pasi KJV thekson se shuma e dërguar nga vëllai nuk mund të justifikohet dhe si e tillë cilësohet e ardhur e pajustifikuar.
Kështu, sipas KJV, Shabani nuk ka arritur që të provojë ligjërisht ndihmën e të vëllait, nga ana tjetër nuk ka deklaruar disa përfitime në interesa bankare. Subjekti ka përfituar disa interesa bankare në vlerën e 1563 dollarë, të cilat s’i ka treguar sipas KJV.
Ndërkohë, në lidhje me situatën në fjalë, Shabani ka deklaruar se s’ka patur qëllim fshehjen e të ardhurave, por se nuk ka patur dijeni të plotë se si plotësohet formulari.
Njësia ku Shabani është zv.drejtor mbron personalitetet e larta shtetërore si edhe familjarët e tyre. /abcnews.al