Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Hapet gara për Drejtor të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

schedule18:37 - 11 Qershor, 2024

schedule 18:37 - 11 Qershor, 2024

Ministria e Brendshme ka hapur garën për Drejtor të Përgjithshëm të Gardës së Republikës.

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën për aplikim, si dhe dokumentacionin shoqërues për kriteret e përgjithshme e të posaçme, brenda datës 26 Qershor 2024.

Disa nga kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët janë të ketë vetëm shtetësinë shqiptare; të ketë zotësi të plotë për të vepruar; të mos ketë marrë cilësinë e të pandehurit për kryerjen e një vepre penale, ose ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë e sigurimit personal; të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës; të mos jetë larguar nga puna më parë për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi në momentin e aplikimit.



Kriteret e posaçme që duhet të kenë kandidatët janë: të ketë përvojë pune jo më pak se 10 vjet në fushën e rendit ose sigurisë; të ketë përfunduar ciklin e dytë të arsimit të lartë në fushën e rendit ose sigurisë; të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale; të jetë i pajisur me vërtetimin e besueshmërisë; të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë për të kryer detyrën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!