“Nuk jemi të gjithë hajdut”, Gjuzi: Kryeministri ka frikë, as në Vlorë nuk e votojnë më

schedule11:30 - 24 Shtator, 2020

schedule 11:30 - 24 Shtator, 2020

Në seancën e sotme plenare deputeti Kujtim Gjuzi reagoi me kritika të ashpra.

Gjuzi theksoi se qytetarët shqiptarë kanë nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Po ashtu ai theksoi se tashmë kryeministri Rama “ka frikë” nga zgjedhjet e lira dhe se në Vlorë nuk e votojnë më qytetarët.

“Kryeministri është deputet i Vlorës, ikën vjen në Durrës. Ka frikë, As në Vlorë nuk e votojnë më. Ju doni marrëveshje bashkë me tre të dashuruarit. Jo..jo.. duhen zgjedhje të lira. Nuk jemi të gjithë hajdut”, tha Gjuzi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!