Të mërkurën e kaluar, Universiteti i Witwatersrand në partneritet me Universitetin e Oksfordit refuzuan provën e parë klinike ndaj vaksinës së koronavirusit që do të realizohej në Afrikën e Jugut, në të cilën do të merrnin pjesë 2,000 vullnetarë.
Përfshirja e Afrikës së Jugut në provat e vaksinave ka për qëllim që kontinenti të sigurojë akses në një vaksinë të përballueshme dhe të mos lihet pas nga pjesa e tjetër e botës.
Rreth 50 njerëz mbajtën protesta në Universitetin e Witwatersrand në Johannesburg, duke thënë se ata nuk duan që afrikanët të përdoren si kavje, duke shprehur shqetësimet për testimin e ilaçeve tek njerëzit që ende nuk i kuptojnë rreziqet.
“Unë nuk jam aspak i lumtur! Është njësoj si në vitet 80, kur shpërtheu pandemia e SIDA-s në Afrikën e Jugut, ”tha 29-vjeçari, Tebogo Legoale.
29 vjeçari, aktivist i komunitetit Walter Mashilo tha se vaksina duhet të testohet së pari tek anëtarët e parlamentit dhe fëmijët e ministrave, jo te njerëzit e varfër.
“Ne nuk do ta pranojmë këtë provë të vaksinës tek ne, sepse ne nuk jemi kavje”.
Afrika e Jugut ka numrin më të lartë të rasteve në kontinent, me mbi 150,000 të infektuar dhe më shumë se 2.600 viktima./abcnews.al

