Andrea Agnelli, presidenti i Juventusit, është bërë protagonist në Itali për shkak të një “pëlqimi” në Twitter. Kreu i klubit bardhezi pajtohet me një tifoz, i cili ka komentuar në “Juventus News” në lidhje me titullin kampion që PSG e mori në tavolinë, pasi në Francë u ndalua futbolli.
“Ne nuk duam të fitojmë në atë mënyrë. Edhe për Agnelli tha që do të bjerë poshtë ky sezon. Shpresojmë të na ndjekë. Ne nuk jemi Interi”, shkruan tifozi, i cili edhe e ka etiketuar presidentin e Juventusit, i cili nga ana e tij i ka bërë “like” komentit të tifozit.
Juventusi kryeson kampionatin italian, por Lazio e Interi janë pranë dhe më së shumti janë romanët ata që duan që kampionati të rinisë dhe të rivalizojnë për titullin kampion deri në fund. Gjithsesi ende nuk ka një datë kur mund të rinisë Serie A. /abcnews.al