“Nuk je mbreti im”/ Senatorja australiane i ndërpret fjalën mbretit Karli III: Kthe tokat që na ke vjedhur

schedule09:59 - 21 Tetor, 2024

schedule 09:59 - 21 Tetor, 2024

Fjalimi i mbretit Karl III në parlamentin australian, u ndërpre nga senatorja Lidia Thorpe, e cila hodhi akuza ndaj tij.

Thorpe u afrua duke bërtitur “ky nuk është vendi juaj”, shkruan The Telegraph.

“Ju keni kryer gjenocid ndaj popullit tonë. Na ktheni tokën tonë. Na jep atë që na vodhe – kockat tona, kafkat tona, foshnjat tona, njerëzit tanë”, bërtiti Thorpe.

Sigurimi e ndaloi atë të afrohej dhe e nxori jashtë dhomës ndërsa Mbreti u kthye për të folur me kryeministrin Anthony Albanese.

Thorpe është gruaja e parë aborigjene nga shteti i Viktorias që bëhet senatore./abcnews.al