“Nuk je i vetmi Zaho”, pas lidhjes me Romeon, vajza e Niko Peleshit ka një mesazh për Vlorën

schedule23:34 - 23 Prill, 2021

schedule 23:34 - 23 Prill, 2021

Aleksia Peleshi, vajza e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi prej kohësh ka qenë në qendër të mediave rozë për shkak të lidhjes së saj me moderatorin dhe aktorin e humorit, Romeo Veshaj.

Së fundmi ajo është parë të mbështesë të atin në fushatë, ndërsa pjesë e spoteve elektorale është bërë edhe i dashuri i saj, Romeo.

Mbrëmjen e sotme, Aleksia ka ndarë në rrjetet sociale, fjalimin e Zahos që i mori vëmendjen të gjithëve në përmbylljen e fushatës së socialistëve në Vlorë, ku ai thotë “Unë Dua Vlorën”.

“Nuk je i vetmi”, ka shkruar Aleksia, kjo edhe për shkak se Romeo ka origjinën nga qyteti bregdetar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!