“Nuk jam në ankth”, Kvicha do Ronaldo: Shpresoj që të jetë në fushë përballë nesh

schedule22:36 - 25 Qershor, 2024

schedule 22:36 - 25 Qershor, 2024

Kanë shumë pak shanse për të arritur një kualifikim të madh, për në fazën e 1/16-ve, por duket se edhe ato pak shpresa janë shuar. Gjeorgjia do të përballet mbrëmjen e së mërkurës, me Portugalinë, në përballjen e fundit të fazës së grupeve, të Euro 2024 dhe vetëm fitorja i bën punë për të siguruar ecurinë më tej, mirëpo vështirë se diçka e tillë do të arrihet.

Ndër rreziqet më të madhë nga “Kryqtarët” pritet të vijë nga “ylli” i tyre, Kvicha Kvaratskhelia, me këtë të fundit, i cili nga konferenca për shtyp në prag të kësaj sfide është shprehur se po përgatitet të përballet me Portugalinë, me shpresën që Cristiano Ronaldo të mos pushojë, por të jetë në fushë përballë tij.

“Unë nuk jam në ankth. Por kjo është diçka për të cilën kam ëndërruar, duke luajtur kundër Ronaldo. Ronaldo nuk luan më në Evropë, por ai është në grupin tonë dhe ndonjëherë ëndrrat bëhen realitet. Shpresoj të dal nga kjo ndeshje me fanellën e Ronaldos, shpresoj që ai ta ma japë mua”,- u shpreh anëosri i talentuar i sulmit. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!