“Nuk jam mësuar të qëndroj këtu pa të”, Einxhel ndjen mungesën e Dagz

schedule16:29 - 20 Janar, 2022

schedule 16:29 - 20 Janar, 2022

Einxhel dhe Dagz kanë qenë një ndër çiftet më të komentuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Me eliminimin e këtij të fundit, gjërat ndryshuan shumë për dyshen dhe moderatorja duket se nuk po mësohet dot me këtë fakt.

Në një bisedë me Monikën, ajo ka treguar se Dagz ishte motivimi që i jepte forcë në lojë.

“Gjithmonë më thoshte që ti duhet të rrish sepse njerezit marrin forcë nga ty, frymëzohen. Por e vërteta ka qenë komplet ndryshe. Ishte ai që më jepte forcë mua. Unë nuk jam mësuar të qëndroj këtu pa atë, por besoj se na presin gjëra shumë të bukura jashtë”, tha Einxhel.

Ndërkohë, Monika u mundua ta këshillote që duhet ta vazhdonte lojën e saj akoma me shumë energji tani që partneri është eleminuar./abcnews.al