“Nuk jam i ardhur në Tiranë”, Veliaj komenton deklaratën e Këlliçit: Gjuhë fyese, ata që ofendojnë të ardhurit shajnë edhe tironsit e vjetër

schedule18:58 - 19 Tetor, 2022

schedule 18:58 - 19 Tetor, 2022

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj ka komentuar edhe një deklaratë të bërë nga eksponentë të opozitës, për të ardhurit në Tiranë.

Ai tha se gjuha e përdorur është fyese, raciste dhe neveritëse, sepse ka ofenduar jo vetëm 95% të të ardhurve në Tiranë, por edhe tironsit e vjetër.

“Ata thonë: ‘Unë nuk i njoh këta, se nuk jam i ardhur në Tiranë’. Çfarë do të thotë kjo? Kjo është një gjuhë komplet raciste, është e ndyrë, është neveritëse të thuash ‘unë nuk jam i ardhur në Tiranë, nuk i njoh këta’. I bie që nuk njeh 95% të Tiranës dhe ofendon edhe tironsit e vjetër, se njerëzit që kanë përfituar më shumë nga boom-i i ndërtimeve në Tiranë dhe nga gjithë këto rivlerësime të pronave, është në fakt tirosni i vjetër. Këta që shajnë ‘jabanxhinjtë’ nuk e kuptojnë se jetojnë në Tiranën e vitit 2022, ku jo vetëm 95% kanë ardhur nga qytete të tjera, por këtu jetojnë 140 kombësi. Jo vetëm nuk jetojnë me kohën, por ofendojnë edhe vendalinjtë”, tha Veliaj.

Deklarata për të ardhurit në Tiranë u bë nga deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në një emission televiziv./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!