Nuk iu dorëzua RENEA-s për 8 orë, ekzekutohet me snajper 62-vjeçari në Maliq

schedule08:54 - 12 Gusht, 2023

schedule 08:54 - 12 Gusht, 2023

Forcat e RENEA-s kanë ekzekutuar me snajper 62-vjeçarin Ramiz Muçollari në Maliq, pasi ky i fundit hapi zjarri ndaj forcave të policisë dhe nuk pranoi të dorëzohej.

Muçollari plagosi me thikë  bashkëshorten e tij Pëllumbesha Muçollari dhe më pas goditi me sende të forta në kokë djalin e tij Kamber Muçollari, të cilët ndodhen në spital.

LEXO EDHE: RENEA te dera/ 62-vjeçari në Maliq nuk pranon të dorëzohet pasi plagosi gruan dhe djalin, pamje nga vendi i ngjarjes

Pasi kryerjes së krimit, 62-vjeçari i armatosur u mbyll në dhumë dhe fillimisht hapi zjarr ndaj policisë së Korcës dhe më pas edhe ndaj RENEA-s.

Forcat RENEA tentuan të negocionin për 8 orë me 62-vjeçarin, por ky i fundit nuk ka pranuar të dorëzohet dhe më pas është ekzekutuar.

Në vendin e ngjarjes po grupi i ekspertëve të policisë shkencore, ndërsa pritet  një komunikatë zyrtare e policisë.

LEXO EDHE: Plagosi gruan dhe goditi djalin, 62 vjeçari nuk i dorëzohet policisë, fqinji: Ka pasur më parë probleme mendore, por ishte i qetë

Fqinjët e 62-vjeçarit kanë rrëfyer më herët detaje nga ngjarja e mbrëmshme.

Ata shprehen se kryefamiljari kishte goditur gruan me thikë dhe djalin me tytën e armës rreth orës 10 të mbrëmjes së të premtes (11 gusht) dhe më pas, rreth orës 11:00 kanë dëgjuar të shtënat me armë.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!