Forcat e RENEA-s kanë ekzekutuar me snajper 62-vjeçarin Ramiz Muçollari në Maliq, pasi ky i fundit hapi zjarri ndaj forcave të policisë dhe nuk pranoi të dorëzohej.
Muçollari plagosi me thikë bashkëshorten e tij Pëllumbesha Muçollari dhe më pas goditi me sende të forta në kokë djalin e tij Kamber Muçollari, të cilët ndodhen në spital.
Pasi kryerjes së krimit, 62-vjeçari i armatosur u mbyll në dhumë dhe fillimisht hapi zjarr ndaj policisë së Korcës dhe më pas edhe ndaj RENEA-s.
Forcat RENEA tentuan të negocionin për 8 orë me 62-vjeçarin, por ky i fundit nuk ka pranuar të dorëzohet dhe më pas është ekzekutuar.
Në vendin e ngjarjes po grupi i ekspertëve të policisë shkencore, ndërsa pritet një komunikatë zyrtare e policisë.
Fqinjët e 62-vjeçarit kanë rrëfyer më herët detaje nga ngjarja e mbrëmshme.
Ata shprehen se kryefamiljari kishte goditur gruan me thikë dhe djalin me tytën e armës rreth orës 10 të mbrëmjes së të premtes (11 gusht) dhe më pas, rreth orës 11:00 kanë dëgjuar të shtënat me armë.r.t/abcnews.al