Foto ilustruese
Një efektiv i SHÇBA është konfliktuar me policët bashkiakë në kryeqytet. Abcnews.al mëson se Ardit Zenelaj nuk i është bindur urdhrit të policëve bashkiakë për të ndaluar.
Zenelaj, efektiv vëzhgues i SHÇBA, ka qene në makinë bashkë me familjen dhe është ndaluar nga punonjësit e bashkisë, për shkelje të qarkullimit rrugor.
Bëhet me dije se ai është ndaluar pranë stacionit të trenit në Tiranë dhe nuk ka dashur të identifikohet por ka kundërshtuar dy policët e bashkisë. Të tre efektivët janë përplasur verbalisht dhe Zenelaj ka shkuar më pas vullnetarisht tek eprorët.
Ndërkohë ndaj efektivit të SHÇBA ka nisur hetimi disiplinor dhe do të qëndrojë i pezulluar deri në përfundim të hetimit. g.v/abcnews.al