Nuk iu bind urdhrit dhe dhunoi efektivët e policisë, arrestohet vlonjati

schedule09:05 - 14 Nëntor, 2020

schedule 09:05 - 14 Nëntor, 2020

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Vlorë. Sipas uniformave blu është arrestuar . M., 36 vjeç, banues në Hysoverdhë, Vlorë.

Këtij të fundit në aksin rrugor Vlorë-Gjorm, shërbimet e Policisë Rrugore, i kanë bërë shenjë ndalimi mjetit tip “Benz”, dhe nuk i është bindur urdhrit dhe është larguar.

Pas disa minuta ndjekjeje, punonjësit e Policisë Rrugore e kanë ndaluar dhe në momentin që po i komunikonin shkeljen  ky shtetas ka dalë nga makina dhe ka dhunuar fizikisht punonjësin e Policisë.

Njoftimi i policisë:  

Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë Rrugore, tentoi të largohej me mjetin që e drejtonte pa leje drejtimi por u kap dhe prangos pas disa minutash ndjekjeje.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 36 vjeç, banues në Hysoverdhë, Vlorë.

Në aksin rrugor Vlorë-Gjorm, shërbimet e Policisë Rrugore, i kanë bërë shenjë ndalimi mjetit tip “Benz”, drejtuesi i të cilit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë dhe është larguar. Pas disa minuta ndjekjeje, punonjësit e Policisë Rrugore e kanë ndaluar dhe në momentin që po i komunikonin shkeljen  ky shtetas ka dalë nga makina dhe ka dhunuar fizikisht punonjësin e Policisë.

Pas ndërhyrjes së menjëhershme të kolegut është prangosur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë shtetasi R. M., dhe nga verifikimi i kryer ka rezultuar se drejtonte mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!