20 izraelitë udhëtuan për në ishullin e famshëm grek për të festuar martesën e një të afërmi të tyre. Ata ishin vaksinuar dhe marrë të gjitha masat kundër koronavirusit, por pak para se të niste festa kuptuan se kishin harruar diçka të rendësishme. Greqia nuk lejon muzikën për shkak të rregullave kundër koronavirusit, raporton abcnews.al.
Çfarë të bënin?
Zgjidhja u gjet shumë shpejt: Secili prej tyre vendosi kufje në vesh, të cilat u lidhën edhe me sistemin e zërit që përdorte DJ.
Kush i shihte nga larg përballej me një situatë të çuditshme, pasi dukeshin person që kërcënin, ndërsa në sfond nuk kishte muzikë, por gjithçka kuptohej pasi vëreheshin kufjet në veshët e tyre. /abcnews.al