Real Madrid arriti të fitojë mbrëmjen e djeshme ndaj Atalantës, ndihmuar edhe nga një karton i kuq i Freuler që në minutën e 17. Vendimi i arbitrit Tobias Stieler ka hasur në shumë kundërshtime pas ndeshjes, teksa një prej tyre është Capello.
Ish-trajneri i njohur ka kritika për vendimin e arbitrit, por edhe për Zidane. Capello beson se Atalanta mund të fitojë në ndeshjen e dytë dhe të kualifikohet në fazën çerekfinale.
“Arbitri prishi ndeshjen sepse Freuler nuk ishte lojtari i fundit dhe për më tepër Mendy nuk po i drejtohej portës. Ishte karton i verdhë. Do të ishte mirë që Atalanta të luante një ndeshje aq të rëndësishme në kushte të barabarta.
Zidane gjithashtu ishte i pabesueshëm. E patë si qeshi? Atalanta kishte fat të keq, por është edhe një ndeshje në Madrid. Mund të kualifikohen”, shprehet Capello. /abcnews.al
https://twitter.com/TSahnun/status/1364680821140041730