Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Nuk ishte dakord për lidhjen me një shqiptar, 24 vjeçarja greke akuzon babain e saj për përdhunim dhe dhunë

schedule12:28 - 9 Mars, 2023

schedule 12:28 - 9 Mars, 2023

Një ngjarje e rendë ka trondityr Rodosin, pasi një 24-vjeçare akuzoi babanë e saj 50-vjeçar për përdhunim, kërcënim dhe dhunë në familje, sipas mediave greke.

Sipas 24 vjeçares, çdo gjë ka filluar në dhjetor të 2020 deri më 17 shkurt 2021, pasi babai i saj nuk ishte dakord me marrëdhënien e saj me një 29 vjeçar shqiptar.

Babai ngriti një padi kundër partnerit të së bijës, duke pretenduar se i kishte dërguar atij një video me momente intime me vajzën e  tij dhe mesazhe kërcenuese.



Megjithatë, 24-vjeçarja shkoi në polici, duke thënë se babai e kishte mbajtur të burgosur kundër dëshirës së saj në shtëpinë e familjes në Rodos , ku rreth fundit të shkurtit 2021 dhe ndërsa ata ishin vetëm në shtëpi e ka detyruar duke ushtruar dhunë fizike dhe kundër vullnetit të saj të kryente marrëdhënie  seksuale me të.

Gjithashtu, ajo pretendonte se babai i saj e rrihte, sidomos pas lidhjes së saj me 29-vjeçaren, të cilën ai nuk e miratonte dhe se po përpiqej me dhunë ta detyronte ti jepte fund marrëdhënies me të.

Në bisedat e regjistruara të tre të përfshirëve, e cila u transkriptua me urdhër të prokurorit, rezultoi se 29-vjeçari shqiptar i ka kërkuar partneres të ngrejë padi kundër babait të saj, me pretendimin se ai e përdhunoi dhe dhunoi fizikisht për të vërtetuar se e do atë.

24-vjeçarja u thirr sërish për të dëshmuar dhe më 3 mars 2023, ajo deklaroi se nuk i kujtohej biseda telefonike, nuk tërhoqi atë që kishte thënë në deklaratat e saj fillestare dhe shprehu shqetësimin për padinë ndaj partnerit.

24-vjeçarja nuk është ekzaminuar nga mjekët, pasi nuk ka dashur dhe ka deklaruar se është përdhunuar sistemakisht.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!