Kryeministri Edi Rama dhe deputetja Rudina Hajdari kanë vijuar sot me replikat mes tyre lidhur me ligjin anti-shpifje.
Teksa Hajdari e kundërshton, Rama u shpreh se ajo nuk e kupton ligjin madje duke theksuar “nuk ia ka haberin”.
Ndërkohë, pas kësaj, Hajdari erdhi me një propozim konkret për Ramën duke i kërkuar një javë kohë që të konsultohet me ekspertët.
“Mos u tregoni kaq arrogant e kuptoj se shpesh thoni jeni të paditur, nuk dini të flisni, gjithmonë kapesh individualisht me individë të caktuar. Por jeni ju ai që vini këtu dhe mbroni veten tuaj dhe askush nuk ju ndjek. Pse flisni kaq shumë? Ja pra çtë bëjmë erdhi dhe kjo ditë që vajza e Azem Hajdarit të vijë e të mbajë fjalim këtu në Parlament.
Kam një propozim, kaloje këtë proces më jepni një javë, të ulem me disa ekspertë. Ky ligj duhet të shkonte dhe të ishte një projektligj që komisioni i medias të kishte përgjegjëisë për të kaluar. Opinioni ndërkombëtar edhe sikur mos ta kisha lexuar unë ligjin, e ka thënë që ai ligj ka shumë probleme.
Zoti Rama ju keni pasur disa rekomandime të qarta nga ekspertë të OSBE që ka thënë ti hiqni kompetencatqë i jepni AMA-s e AKEP. Disa janë ndjekur, disa jo ndaj zoti Rama nëse doni të tregoheni të hapur, tërhiquni nga ky ligj, na jepni një javë kohë, të bëjë ndryshimet e duhura.
Ju nuk iu intereson fare, mendoni se keni forcën absolute dhe nuk respektoni pushtetet e ndara. Ju mendoni se jeni i gjithpushtetshëm dhe ky është problemi që kanë shqiptarët sot”, tha Hajdari./abcnews.al