“Nuk ia japim vulën Berishës”, Bejko: Është “non grata” për korrupsion

schedule17:36 - 10 Mars, 2023

schedule 17:36 - 10 Mars, 2023

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Roland Bejko thotë se nuk mund t’i jepet vula e kësaj force politike, Sali Berishës, i cili është shpallur “non grata” nga SHBA-të dhe është i akuzuar për korrupsion.

Për ABC News, Bejko u shpreh se Berisha nuk e koncepton dot faktin që në krye të Partisë Demokratike, të jetë dikush tjetër dhe jo ai.

Sipas Bejkos, Berisha e ka trajtuar këtë parti sikur ta kishte pronën e vet.

“Nuk e koncepton dot ai që Partinë Demokratike t’ia marrë dikush tjetër. Ai, Partinë Demokratike e ka pronë të vetën. Jo se e ka themeluar vetë, se themelimin e PD-së e kanë bërë studentët, intelektualët e rinj, populli shqiptar me mbështetjen e amerikanëve. Duke qenë se e përdori për një kohë të gjatë, mendon se është prona e vet dhe e trajton kështu. E drejta vajti në vend. Ka shumë që na thonë, jepjani vulën Sali Berishës se partia është e atij. Ne bëjmë pyetjen, kujt t’ia japim vulën? T’ia japim vulën “non gratës”, atij që është akuzuar për korrupsion të qenësishëm, atij që është akuzuar për pengim të demokracisë dhe drejtësisë? T’ia japim vuulën mbretit të gjullurdisë? “, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!