Nuk i shpëtoi dot, Ori Nebijaj infektohet me koronavirus

schedule12:11 - 1 Shkurt, 2021

schedule 12:11 - 1 Shkurt, 2021

As Ori Nebijaj nuk ka mundur t’i shpëtojë dot koronavirusit. Lajmin e bëri me dije kolegu i saj, Isli Islami gjatë një interviste që po zhvillonte me kreun e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Ai tha se Ori ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, duke mos dhënë detaje të mëtejshme.

“Nuk e di nëse është regjistruar, sepse edhe Orin e kemi me Covid. Përfitojmë nga rasti për t’i uruar të shkuara dhe i themi se e presim shumë shpejt. Mbi të gjitha duke i qetësuar të gjithë dhe duke u thënë se është mirë me shëndet.”, ka treguar Isli.

Ndërkohë, kujtojmë që në fillim të muajit dhe Islami u infektua me Covid-19, por ia doli ta mposhtë sëmundjen. Isli tregoi se simptomat e para ishin humbja e shijes dhe mungesa e fuqisë, aq sa nuk mund të lëvizte nga njëra dhomë e shtëpisë në tjetrën. /abcnews.al