Nuk i shpëtoi dot, Dafina Zeqiri infektohet me Covid-19

schedule22:39 - 25 Mars, 2021

schedule 22:39 - 25 Mars, 2021

Dafina Zeqiri është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale. Krahas një fotoje që ka publikuar, autorja e hitit “Duro” ka shkruar: Covid nuk dëshiron që unë të bëj selfie, por shkofsh në djall covid.”

Mësohet se këngëtarja është karantinuar bashkë me të dashurin e saj, Dj Geek dhe po e kalojnë virusin me simptoma të lehta. Kujtojmë që kjo periudhë nuk ka qenë aspak e mirë përsa i përket anës shëndetësore.

Pak javë më parë, këngëtarja zbuloi se i ishte nënshtruar një operacioni delikat në gju. Përsa i përket muzikës, ajo publikoi pak ditë më parë këngën e re “Duro”, një projekt shumë i veçantë për të pasi flet për problemet e shëndetit mendor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!