Barcelona ka frikë për Ousmane Dembele. Kontrata e francezit përfundon në verën e vitit të ardhshëm dhe Barcelona dëshiron ta ketë edhe për disa vite të tjerë në ekip.
Në kuadër të kësaj klubi blaugrana i kanë bërë një ofertë për rinovim francezit dhe pavarësisht përgënjeshtrimeve, katalanasja Sport këmbëngul se sulmuesi nuk i është përgjigjur ende Barcelonës.
Në këto kushte, drejtuesit kanë vetëm një zgjidhje në dorë. Nëse Dembele nuk përgjigjet para hapjes së merkatos së verës, Dembele del në shitje, me ofertat që janë të shumta. /abcnews.al